Mposhten Lakers, Suns fitojnë thellë – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Kanë përfunduar disa prej ndeshje në NBA, me shumicën e skuadrave që morën fitore të vështirë.

Marketing

Los Angeles Lakers ka pësuar humbje në shtëpi përball Chicago Bulls me vetëm pesë pikë dallim, 115-110.

Fitore të thellë në këtë rreth ka marrë Phoenix Suns që e ka mposhtur Charlotte Hornets me rezultat 137-106.

Në kuadër të kësaj mbrëmjes triumfuan edhe Minnesota Timbervolves që mposhtën Dallas Mavericks me shifrat 111-105.

San Antonio Spurs po ashtu ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Sacramento Kings me rezultat 121-114, e që me pesë pikë dallim triumfoi Portland Trail Blazers ndaj Memphis Grizzlies, 105-100.

Me dhjetë pikë epërsi fitoi edhe Detroit Pistons përball Miami Heat me shifrat 100-90.

Takimi në mes Philadelphia 76ers e New Orleans Pelicans, Atlanta Hawk-Clevelan Cavaliers dhe Brooklyn Nets-Denver Nuggets, janë shtyrë për shkak të rasteve me coronavirus.