MPPS: Protokolli është përgatitur dhe pranuar nga kopshtet, grupet po adaptohen në pajtim me udhëzimet

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se në takimin e sotëm me Komisionin për sëmundje ngjitëse dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë është vendosur të bëhet azhurnimi i të dhënave për numrin e fëmijëve për të cilët prindërit u deklaruan se do të vizitojnë kopshte.

Marketing

“Në pajtim me Protokollin e miratuar, prioritet për kujdes ka fëmija i prindit të vetëm, i cili është në marrëdhënie pune dhe fëmija i dy prindërve të cilët janë në marrëdhënie pune, ndërsa detyrat e punës duhet t’i kryejnë në vendin e punës. Informata do të përpunohet në bazë të të dhënave nga të gjitha kopshtet, publike dhe private, në mënyrë adekuate me vërtetimet e parashtruara nga prindërit”, thuhet në kumtesën nga MPPS.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujton se në bashkëpunim me Komisionin për sëmundje ngjitëse ka përpunuar Protokoll-plan operativ për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, miratuar nga Qeveria më 29 maj 2020. Ai iu dërgua institucioneve publike dhe private për fëmijë – kopshtet e fëmijëve për veprimin e tyre. Protokolli është publikuar në “Gazetë zyrtare”.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale sqaruan se Protokolli është pranuar nga ana e të gjitha kopshteve dhe adaptuar nga grupet në pajtim me udhëzimet.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka marrë udhëzime për ndryshim të Protokollit”, thuhet në kumtesë.