Mrekullia arabe i prishi “magjinë”, reagon Messi

Lionel Messi është deklaruar pas humbjes së papritur ndaj Arabisë Saudite në kuadër të Kupës së Botës.

Marketing

“Albicelestët” u mposhtën me rezultat 1-2, anipse ishin duke kryesuar 1-0 pas pjesës së parë.

45 minutat e dytë morën një kthesë të papritur, kur Messi me shokë pranuan naivisht dy gola për ta marrë një humbje jo lehtë të kapërdishme.

Vetë argjentinasi thotë se ishte një goditje e rëndë për kombëtaren, duke shtuar se nuk duhej të fillonte kështu kjo kampanjë.

“Ishte një goditje e rëndë për ne. Nuk prisnim të fillonte kështu. Sidoqoftë, duhet t’i fitojmë ndeshjet e mbetura, gjithçka varet nga ne”, përfundoi ai.

Marketing