Një vajzë e vogël u gjet e gjallë në Bejrut pasi kaloi 24 orë nën rrënoja. Përmes dritës së pishtarit, ekuipazhi i shpëtimit duket teksa largon rrënojat nga koka e vajzës, e cila fatmirësisht u gjet e gjallë.
Ministri i Shëndetësisë raportoi se nga shpërthimi kanë vdekur të paktën 135 persona, megjithëse kjo shifër pritet të rritet, dhe 5,000 janë plagosur.
Të afërmit e njerëzve të zhdukur janë futur nëpër rrënoja për të kërkuar të dashurit e humbur. Mëngjesin e sotëm një burrë u nxorr i gjallë nga rrënojat e një ndërtese apartamentesh.
Ndërkohë, qytetarë të tjerë të dëshpëruar filluan kërkimet për të dashurit e tyre në internet dhe në spital, pasi dhjetëra njerëz u raportuan të zhdukur.