MSH: Gjithsej 40 pacientë janë pranuar në 24 orët e fundit nëpër kovid qendrat në Shkup

Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë pranuar 40 pacientë të rinj pozitivë dhe të dyshimtë me virusin e Kovid-19. Në klinikat interne ka pasur gjtihsej 10 pranime dhe atë gjashtë në kovid qendrën e Klinikës për sëmundje të lëkurës dhe katër pacientë janë hospitalizuar në Institutin e sëmundjeve të mushkërive dhe TBC. Në Klinikën për sëmundje infektive në 24 orët e fundit ka pasur 20 pranime, ndërsa në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 10 pacientë të rinj, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Nga qendrat, siç potencohet, janë paraqitur 37 pacientë të shëruar të cilët ishin lëshuar në shtëpi.

Në Klinikën e lëkurës në kovid qendrën për momentin shërohen 30 pacientë, në Klinikën për neurologji gjithsej 25 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 54 pacientë me simptoma të koronavirusit. Në SPQ “8 Shtatori ka 79 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive gjithsej janë 157 pacientë, ndërsa në Institutin e sëmundjeve të mushkërive për fëmijë Kozle ka 41 pacientë prej të cilëve 14 fëmijë dhe 27 të rritur.

Gjithsej 347 pacientë pozitivë të konfirmuar dhe të dyshimtë me kovid-19 shërohen në repartet infektive në spitalet e kryeqytetit. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje oksigjenike. Edhe krahas numrit të madh të pranimeve, vende të lira për momentin ka mjaftueshëm në kovid qendrat e klinikave interne, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende plotësuese në Klinikën për sëmundje infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Nga fundjava pacientët do të fillojnë të pranohen edhe në kovid qendrat e reja në klinikat për Nefrologji dhe për Gastroenterohepatologji, qëndron në kumtesë.