Kuadër i kualifikuar dhe mjekësor është një prej parakushteve për shëndetësi cilësore. Në periudhën e fundit janë bërë investime serioze në kapitalin njerëzor. Për periudhën prej dy viteve, janë shtuar më shumë se 5.000 harmonizime për punësime në shëndetësinë publike. Për më pas se 10 për qind është rritur kapaciteti me kapital njerëzor në çdo institucion publik-shëndetësor, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Është bërë rritje rekorde e pagave. Paga bazë e mjekut specialist është rritur për 40 për qind, i infermiereve deri në 23 për qind dhe 15 për qind e punonjësve të tjerë shëndetësorë, në konkludim me shkurtin e vitit 2020. Për 15 për qind është rritur pika kapitale e mjekëve amë nga praktika e përgjithshme, pediatria, gjinekologjia dhe stomatologjia, ndërsa në nivel terciar janë miratuar më shumë se 1.000 specializime dhe subspecializime”, thuhet në kumtesë.
Me të gjitha këto masa, jo vetëm që janë rritur kapacitetet profesionale të punonjësve shëndetësorë, por mundësohen kushte për punën e tyre në vend dhe mundësi që ata ardhmërinë dhe karrierën e tyre ta ndërtojnë në shëndetësinë publike të Maqedonisë së Veriut.
Ministria e Shëndetësisë edhe në vitin 2020 vazhdon të investojë në kapital njerëzor, sepse vetëm me punonjës të motivuar shëndetësorë do të ketë edhe pacientë të kënaqur.