Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka reaguar ndaj “recetave” që së fundmi kanë filluar të shpërndahen nëpër rrjetet sociale për trajtimin në shtëpi të personave të prekur me Covid-19.
MSH u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e publikimeve të tilla.
“Jemi dëshmitarë që së fundi nëpër rrjetet sociale (jo vetën në nivel lokal) po shpërndahen me të madhe të ashtuquajtura “receta” të ndryshme për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19”.
“Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentë shëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, thuhet në komunikatën për media të kësaj ministrie.