Arafat Muaremi, drejtori i Policisë Financiare, mbrëmë në emisionin “24 Otvoreno”, deklaroi se po hetohet se si ish presidenti Ivanov ka arritur deri tek banesat e reja.
Kryetarja e Antikorrupcionit Biljana Ivanovska tha se nëse ata vërtetojnë se patundshmëria e një funksionari është rritur përnjëherë në krahasim me të ardhurat e tij, mund të hapet procedurë për hetim të gjendjes së pasurisë.
“Është fakt që kemi obligim ligjor të bashkëpunojmë dhe nga Antikorrupcioni kanë kërkuar asistencë të ndihmojmë në pjesën e hetimit financiar dhe vërtetimin e dallimit të saktë të pasurisë që është paraqitur në mënyrë legale dhe pasuria që nuk është paraqitur, gjegjësisht të vërtetohet pjesa sa është dallimi nga të ardhurat e paparaqitura.
Drejtoria e Policisë Financiare është e gatshme për he time të tilla, por kjo është një punë që duhet duruar sepse mund të zgjasë një periudhë më të gjatë kohor nga ajo që mund të pritet. Për të njëjtin rast është njoftuar edhe PTHP se po udhëheqim një lëndë të tillë dhe nëse ata kanë njohuri të caktuara mund të na ndihmojnë”, deklaroi Muaremi.
Ai tha se në këtë fazë të he timit kërkohet edhe burimi i parave, nga kanë ardhur dhe në çfarë mënyre janë fituar, dhe nëse banesat janë fituar përmes kompenzimit.