Ardijan Muça, drejtori i NP Parqe dhe gjelbërime Shkup nga dita e nesërme nuk do të jetë në këtë post.
Përmes një postimi Muça njofton se në 4 vitet e kaluara në krye të kësaj ndërrmarje, bashkë me ekipin e tij ka përmbushur misionin për të pasur një Shkup të gjelbëruar . Muça shkruan se sot kemi parqe të reja rekord çdo kund, fidane të mbjellura kudo, andaj me zemrën plot ua them se edhe pse nuk do udhëheqi më me këtë ndërmarrje, e lë duke qenë një ndër ndërmarrjet më të suksesshme dhe më dashura për shkupjanët.
Të jem drejtor në këtë ndërmarrje ka qenë nder por mbi të gjitha përgjegjësi e shum sfiduese andaj dua ta faleminderoj kryetarin Ali Ahmeti që ma besoi këtë përgjegjësi, faleminderit bashkëpartiakëve për mbeshtjen e dhënë. Faleminderit gjithë punëtorëve administrator dhe punëtorëve të terenit që u kujdesen për mirëmbajtjen e parqeve si në kohën e pranveres, verës, vjeshtës e dimrit. Faleminderit bashkpunimit të mrekullushëm që kishim 4 vite me Qytetin e Shkupit, por mbi të gjitha faleminderit familjes time dhe gjithë juve qytetarëve për mbështjen e madhe që ma keni dhënë në çdo kohë.
Çdoher do jem këtu për ju dhe për këtë vend-shjruan Muça.