Mucoski: Duhet të thirremi në kompromis dhe jo në datë për mbajtjen e zgjedhjeve

Timço Mucoski nga VMRO-DPMNE, nuk përgjigjet nëse 5 Korriku është e pranueshme si datë për mbajte të zgjedhjeve parlamentare.

Marketing

Ai thotë se të gjitha vendimet si caktimi I 12 prillit si datë e zgjedhjeve, si dhe shtyrja e tyre për shkak të rrethanave të krijuara për shkak të pandemisë, janë bërë me kompromis dhe pikërisht në kompromis thirret edhe këtë herë.

Mucoski thotë se VMRO e dha propozimin e saj, që është fundit gushti ose fillimi shtatorit për si periudhë më e përshtatshme për realizim të procesit zgjedhor pas konsultimeve me ekspert të shëndetësisë. Në emisionin Rruga Drejt Mucoski thotë se askush nuk duhet të thirret në datë, por në kompromis.