Kuadri i VLEN, Muhamed Ali nga dita e sotme është drejtor i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) dhe në këtë post e zëvendëson Stojançe Angelovin i cili do të jetë drejtori i ri i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Sot në orën 10:00, në ambientet e QMK-së, ia dorëzova pozicionin e Drejtorit të QMK-së drejtorit të ri Muhamed Ali, i cili vjen në këtë pozicion nga radhët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Unë besoj se do të jetë e vështirë për të që të mbajë ritmin tim të punës, por gjithashtu besoj se ai është i gatshëm të bëjë çmos për t’u thelluar shpejt në specifikat e menaxhimit të krizave”, ka shkruar Angelov.