Muhamed Zekiri jep dorëheqje

Pas nisjes së hetimit kundër tij, Muhamed Zekiri ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, transmeton TV21.

Marketing

“I nderuar kryeministër i RMV, z.Dimitar Kovaçevski

Gjatë karrierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtet, rrugën e ndershmërisë, te drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qëndruar mbi këto vlera të jetës sime të cilave do t’u mbetem besnik, jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV.

Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion në çdo kohë për të dëshmuar pafajësinë time.

I nderuari kryeministër, Ju faleminderit për mundësin e dhënë të jem pjesë e përbërjes Tuaj qeveritare dhe Ju faleminderit që besuat në angazhimin dhe përkushtimin tim në punë.

Me respekt
Muhamed Zekiri”, qëndron në njoftimin e Zekirit.

Pritet që Zeqiri të paraqitet në gjykatë që të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake që t’i shqiptohet paraburgimi.

Paraburgimi u kërkua nga PPTh NKO për shkak të rrezikut se i njëjti dhe dy të dyshuarit tjetër mund të arratisen dhe mund të ndikojnë në hetim duke shkatërruar dëshmitë.

Gjatë periudhës prej muajit prill 2021 deri në muajin janar 2022, duke shfrytëzuar pozitën e tij, i dyshuari i parë – Muhamed Zeqiri pa realizuar procedurë përkatëse për prokurim publik, ka arritur marrëveshje me shërbime konsulente me kompani ku qëllimshëm iu ka ndihmuar shtetasve kroatë. Me veprimet e ndërmarra, të dyshuarit për kompaninë kanë siguruar pasuri pronësore të kundërligjshme në vlerë prej 57.932.100,00 denarë, në dëm të Buxhetit të RMV-së. Vlerë që ishte më e madhe se 795.000 euro nga vlera e dakorduar për kryerjen e shërbimeve konsulente.