Nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri, në minutat e fundit ka refuzuar ftesën për debat televiziv me kryetarin e Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, debat i caktuar javë më parë, kur në enisionin Click Plus në TV21, Zekiri sulmoi ashpër Bexhetin.
Në ndërkohë, edhe pse Bexheti kishte pranuar ftesën për në Click Plus, nënkryetari i LSDM-së ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, arsyeja pse refuzon debatin, është sepse “nuk dëshiron të futet në debat me sulme të ulëta”.