Mulaosmanoviç: Serbia ka kryer gjenocid në Srebrenicë, “Serbinë e madhe” e kanë “vuajtur” edhe shqiptarët!

Mulaosmanoviç: Serbia ka kryer gjenocid në Srebrenicë, “Serbinë e madhe” e kanë “vuajtur” edhe shqiptarët!

Marketing

Anëtari i Kryesisë qëndrore të Partisë së Aksionit Demokratik-PAD (origjinal: SDA-Stranka demokratske akcije) ka qëndruar dje në Shkup.

Në një prononcim ekskluziv për indeks.mk ai ka pranuar se Serbia ka kryer gjenocid në Srebrenicë dhe se në Bosnjë ka pasur agresion të tmershëm.

Ai ka thënë se Bosnja dhe Hercegovina, Mali Zi, Kosova, Shqiperia, Maqedonia, duhet te gjejmë një qasje të përbashkët për të ardhmen.

Ka shtuar se koncepti i Serbisë së madhe është diçka me të cilin ne jetojmë qe 150 vjet. Atë përvojë që e kanë boshnjakët, e kanë edhe shqiptarët si përvojë të tyre

“Është e vërtetë se Bosnja dhe Hercegovina ka pasur nje agresion të tmershëm dhe për fat të keq, populli i Bosnjës pati një përvojë të gjenocidit, sidomos kur bëhet fjalë për fazën e fundit të luftës në zonën e mbrojtur të Srebrenicës. Por në themelin e kësaj përvoje, si popull dolëm më të fuqishëm, gjithashtu edhe si shtet, mendoj se ajo fuqi dhe përvojë na jep të drejtë të themi se të gjitha përpjekjet kundër shtetit, nuk do të kenë sukses. Koncepti i Serbisë së Madhe është diçka me të cilin ne jetojmë qe 150 vjet. Atë përvojë që e kanë boshnjakët, e kanë edhe shqiptarët si përvojë të tyre. Kështë që, mendoj se nuk është betejë jona kundër konceptit të Serbisë së Madhe, dhe kjo betejë duhet të forcohet. Në këtë kuptim, mendoj edhe në aspekt të grupeve etnike, por edhe ndër shtetet në Ballkan. Bosnja dhe Hercegovina, Mali Zi, Kosova, Shqiperia, Maqedonia, duhet te gjejmë një qasje të përbashkët për të ardhmen. Dhe mendoj në këtë aspekt se partnerët ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, pra, jo ndaj një fuqie nga Lindja, duhet ta vërejnë atë fuqi, vullnet, dhe t’i përkrahin marrëdhëneit politike në atë mënyrë. Qasja e përbashët, është gjëja që do të na ndihmojë në atë drejtim, do t’i heqë të gjitha pengesat që do të na dalin. Jo vetëm për Bosnjen dhe Hercegovinës, por edhe për vendet tjera”, deklaroi Mullaosmaniviq.