Mullaosmanoviq: Jemi të fokusuar dhe po e fuqizojmë bashkëpunimin me BDI-në

Anëtari i Kryesisë qëndrore të Partisë së Aksionit Demokratik-PAD (origjinal: Stranka Demokratske Akcije-SDA) Admir Mullaosmanoviq ka qëndruar dje në Shkup, me çrast ka takuar edhe zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.

Marketing

Në një prononcim ekskluziv për indeks.mk Mullaosmanoviq ka deklaruar se janë të fokusuar dhe në vazhdimësi po e fuqizojnë bashkëpunimin me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Mullaosmaniq deklaroi që i vjen mirë që partia e tij dhe BDI-ja kanë qëndrime të përafërta e të përbashkëta me në lidhje me çështjet që i tangojnë qytetarët.

“Ne në PDA jemi të fokusuar dhe mund të them se po e fuqizojmë edhe më shumë bashkëpunimin me BDI-në. Se çka do të ndodhë në të ardhmen në lidhje me këtë bashkpunim, do të shihet në bisedet tona me PAD-in në Maqedoni dhe për ne është i pranueshëm çdo argument që e tregojnë këtë lloj bashkpunimi, koalionicimi dhe zgjerimi, nëse mund të them ashtu, i kapacitetit politik të boshnjakëve në Maqedoni. Atë që e thashë unë sot, dhe po e përsëris edhe këtu: Më vjen mirë që po shoh një afrim serioz të PAD-it dhe BDI-së në lidhje me çështjet e përbashkëta që i kemi. Normalisht PAD-i Bosnjës nuk do të bëjë asnjë lloj presioni ose imponojë zgjidhje që janë në interes të boshnjakëve në Maqedoni, dhe si mund t’i realizojë dhe me cilin subjekt interesat e tyre”, deklaroi Mullaosmanoviq.