Mungesa e librave në shkollat e mesme, Shaqiri: Do printohen në varësi të buxhetit

Gjatë muajit tetor apo në fillim të nëntorit, filloristët do t’i kenë librat premtoi përsëri Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri. I pyetur se çka do të ndodh me mungesën e librave për shkollat e mesme, Shaqiri thotë se librat për shkollat e mesme profesionale do të printohen sipas mjeteve buxhetore në dispozicion.
“Sipas mjeteve në dispozicion të buxhetit do të printojmë edhe për shkollat e mesme. E potencova se kemi themeluar një këshill ku janë të gjithë institucionet, për t’i parë këto të dhëna dhe do të jetë prezente Ministria e Financave,  sepse nuk janë të dhëna që lidhen vetëm me politikat arsimore të cilat i ka MASH, por lidhen edhe me institucione tjera në procesin arsimor në vend.”, tha Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri.