Ballina Sport Muriqi vjen nga bankina, shënon dhe ndihmon Fenerin për fitoren me përmbysje...

Muriqi vjen nga bankina, shënon dhe ndihmon Fenerin për fitoren me përmbysje të rezultatit

Vedat Muriqi ka shënuar gol për të ndihmuar Fenerbahcen drejt një fitore 2:1 me përmbysje të rezultatit ndaj Kayserispor në Superligën e Turqisë.

Ndeshja e parë pas rikthimit të futbollit nuk nisi mirë për Fenerbahcen, që mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur Tufan u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 12’.

Marketing

Në minutën e 59’, mysafirët kaluan në epërsi, 0-1, me anë të Mensah.

Me rezultat jo të favorshëm, trajneri i Fenerbahces bëri lëvizje, duke inkuadruar në lojë Vedat Muriqin, i cili në minutën e 86’, shënoi nga penalltia, për 1:1.

Marketing
Exit mobile version