Ballina Sport ​Muriqi: Zhvillimet brenda FFK-së kanë ndikuar keq tek lojtarët

​Muriqi: Zhvillimet brenda FFK-së kanë ndikuar keq tek lojtarët

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është i gatshëm që nesër të jap maksimumin për t’i marr tre pikë të plota nga ballafaqimit me Andorran në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për në Euro 2024.

Marketing

Para ndeshjes ai tha se opsioni i vetëm është fitorja dhe se asnjë rezultat tjetër nuk e paramendon, por ka diçka që ka ndikuar për keq tek “Dardanët”

Pak ditë para nisjes së kualifikimeve, u arrestuar Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në kërkim të tij, hetuesia ishte futur edhe në ambientet e hotelit ku po qëndronin lojtarët, gjë e cila Muriqi tha se nuk është dashur të ndodh.

“Ne si futbollistë jemi këtu për të luajtur lojë, për ta përfaqësuar shtetin tonë kështu që janë ngjarje që mirë do të ishte të mos ndodhin, por tani që ndodhi, normalisht që reflekton keq për çdo njeri që është në federatë apo si futbollist, por do të shohim përpara dhe tani e tutje se çfarë do të bëjmë. Shkurt e shqip nuk kam ndonjë përgjigje konkrete, por ka reflektuar, por tani me rezultat pozitiv unë besoj që mund ta kalojmë këtë situatë që e kemi tani”, tha Muriqi.

Kryetari të FFK-së Agim Ademi i është shqiptuar masa prej 30 ditësh arrest shtëpiak për shkak të dyshimeve që rëndojnë mbi të.

Exit mobile version