Ballina Lajme Kosovë ​Murtaja afrikane e derrit në Kosovë, konfirmohet rasti i parë

​Murtaja afrikane e derrit në Kosovë, konfirmohet rasti i parë

Sot është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes Murtaja Afrikane e Derrit (MAD) në komunën e Kllokotit, ka njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK).

Në komunikatën e AUVK bëhet e ditur se ekipet e inspektorëve veterinarë bashkë me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur dhe është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës.

“Pas lajmërimit për dyshime të prezencës se sëmundjes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me ekipet e veta, ka dalë ne terren për hulumtim diagnostike në fermë, marrje të mostrave dhe izolim të fermës. Rezultatet e mostrave kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes MAD. Ekipet e inspektorëve veterinarë bashkë me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur dhe është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës. Ka nisur hulumtimi epidemiologjik i fermave të zonës në perimetër 3 km”, thuhet në komunikatë.

Murtaja Afrikane e Derrave MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcillet me letalitet të lartë deri në 100%. Sëmundja mund të shkaktojë dëme në ekonomitë familjare të fermerëve mbarështues të derrave. Sipas gjetjeve shkencore të deritanishme kjo sëmundje nuk transmetohet tek njeriu (nuk i prek njerëzit).

Marketing

Megjithatë AUV apelon të gjithë fermerët që të raportojnë për çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes.

“Është e ndaluar therja e kafshëve që tregojnë çfarëdolloj shenje klinike të sëmundjes andaj fermerët duhet të raportojnë tek autoriteti kompetent AUV kur ka simptoma tek derrat. Po ashtu gjuetarët duhet të lajmërojnë AUV-në, në çdo raste kur hasin derr të ngordhur në pyje. Kjo, në mënyrë që të izolohet përhapja e sëmundjes”, apelon AUV./KosovaPress

Exit mobile version