Ballina Lajme Maqedoni Murtezani-Geer: Agjendës Strategjike 2024-2029 është një mundësi për përshpejtimin eurointegrues të RMV-së

Murtezani-Geer: Agjendës Strategjike 2024-2029 është një mundësi për përshpejtimin eurointegrues të RMV-së

Sot Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir.

Marketing

Ky është takimi i parë zyrtar i Ministrit Murtezani me Ambasadorin Gir pas marrjes së resorit për Çështje Evropiane. Ministri Murtazani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me Delegacionin e BE-së në vend. Ai shprehu pritshmëri se e njëjta do të vazhdojë me ritëm të njëjtë he në periudhën e ardhshme, i cili është sfidues jo vetëm për arsye të aktiviteteve aktuale lidhur me shfrytëzimin e fondeve të BE-së, por në mënyrë shtesë për arsye të kërkesave të Planit të rritjes dhe Agjendës reformuese.

U shpreh bindja se transformimi i Sekretariatit në Ministri për Çështje Evropiane do të realizohet sipas dinamikës së përcaktuar, pa humbur energjia e nevojshme për menaxhimin me sfidat lidhur me BE agjendën më të gjerë të vendit. Në këtë drejtim. Ministri Murtezani njoftoi ambasadorin Gir me planet për bashkëpunim m të afërt me ministritë tjera relevante për proceset, mes të cilëve, Ministria për financa, Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim  Hapësinor, Ministria për Transport dhe Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Ministri Murtezani e siguroi Ambasadorin Gir që Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në agjendën euro-atlantike, e cila vërtetohet edhe me Programin e Qeverisë. Rekomandimet dhe sugjerimet e miqve tanë strategjik i dëgjojmë me shumë kujdes.

“E përshëndes miratimin e Agjendës Strategjike 2024-2029 me prioritet zgjerimin e BE-së, (Preparing for a bigger and stronger Union). Kjo e kthen agjendën e zgjerimit të BE-së ndër prioritete kryesore, njëherësh paraqet edhe shansë për ne të lëvizim më shpejt drejt integrimit të vendit në BE. Shpresë shtesë japin edhe pritshmëritë optimiste të kryesimit të Hungarisë, me BE-në, lidhur me zgjerimin” – theksoi Ministri Murtezani në takimin me Gir.

Nga ana e Ambasadorit Gir u konfirmua përkushtimi i Bashkimit Evropian për vazhdimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut në reformat kyçe në periudhën e ardhshme.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit në sferat e interesit të përbashkët

Marketing
Exit mobile version