Murtezani: VLEN ka dhënë afat gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese, aktualisht jemi në muajin e katërt

Ministri i eurointegrimeve, Orhan Murtezani thotë se është kërkuar ndihmë nga shtetet anëtare të BE-së për të krijuar hapësirë për dialog me Bullgarinë, përcjell TV21. Murtezani theksoi se dialogu me Bullgarinë do të ishte më i lehtë nëse do të mundësohej nga, siç tha ai, “partnerët strategjik”. I pyetur nëse VLEN do të dalë nga qeveria nëse nuk realizohen ndryshimet kushtetuese brenda 6 muajve qeverisje, Murtezani tha:

Marketing

“Gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë së re, ne si koalicion VLEN kemi dhënë një afat gjashtë mujorë, brenda të cilit qeveria duhet të dalë me propozim konkret për zgjidhjen e problemit me ndryshimet kushtetuese. Aktualisht jemi në muajin e katërt, dhe pa skaduar ky afat nuk kemi pse e komentojmë. Kur të afrohemi nga fundi, atëherë do ta shohim se cilat do të jenë hapat e mëtutjeshëm”, theksoi Murtezani.
https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/915621443747958/?ref=embed_video