Musliu: Futeni Kurtin në “Big Brother”, aty ka kohë me tregu përalla

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se Kosova po rrezikohet me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Me anë të një postimi në Facebook, Musliu ka reaguar pas deklaratës së Kurtit, i cili tha se nuk është i ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin.

Marketing

Ajo duke ironizuar ka kërkuar që Kurti të futet në reality show “Big Brother”, sepse sipas saj, aty ka kohë “të tregojë përralla”, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e Ambasadës për Asociacionin.

Kosova po rrezikohet me qeverisjen e Albinit.

Aman merreni Albinin e futeni në Big Brother se për qeverisje nuk ja kish haberin e po don me e marre venin n’qafe.

Aty ka kohë me tregu përralla.

https://www.facebook.com/GanimeteMusliuOfficial/posts/744838330337563

Marketing