Mustafa: Abetarja e unifikuar realitet edhe për RMV

Abetarja e unifikuar parashihet të përfshijet në programin tone arsimor. Përfitimet nga kjo nismë janë të mëdha potencon Albanologu Avzi Mustafa,  sipas të cilit nëse ne synojmë të mësojmë gjuhën standarde shqipe fëmijët tanë duhet të mësojnë nga abetarja nga e cila mësojnë bashkmoshatarët e  tyre nga Kosova dhe Shqipëria. Gjatë kyçjes së saj në palnprogramin mësimor Mustafa sugjeron që të ketë disa ushtrime specifike dedikuar nxënësva tanë.
“Të miren parasysh edhe disa specifika që i takojnë nxëxnësve të Maqedonisë së Veriut psh aty ku kemi disa gabime ku nuk mund ti përdorim q, ç, xh, të ketë më tepër ushtrime ku nxëxnësit do të mundohen që ti theksojnë më bukur. Përndryshe nuk ka asnjë problem që të mos përdoret një abetare gjithkombëtare.”, tha Avzi Mustafa, albanolog. (Tvm2)
Marketing