Mustafa: LDK e gatshme të formojë qeverinë e re, nuk jemi të etur për pushtet

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në konferencën për media pas takimit të liderëve me presidentin Thaçi ka thënë se LDK është e gatshme për formimin e qeverisë së re dhe të marrë përgjegjësitë.

Marketing

Mustafa tha se qeveria e re do të jetë qeveri e luftës kundër pandemisë, rimëkëmbjes ekonomike dhe shëndoshjen e marrëdhënieve midis Kosovës, BE-së dhe SHBA-ve, shkruan lajmi.net.

Ai më tutje tha se LDK nuk është e etur për pushtet por dëshiron t’i marrë përgjegjësitë t’i shërbejë vendit.
“Ne ishim në konsultë me subjetet e tjera parlamentare me ç’rast u shtruan dy çështje themelore për të cilat ne si LDK u deklaruam. Së pari ne jemi të bindur se në këto momente në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe në shpërndarje të Kuvendit meqenëse jemi në kohë pandemie që kërkon mobilizim të gjithë aparatit shtetëror për të fituar këtë betejë dhe e dyta poashtu se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në fillimin e mandatit të tyre dhe ka vullnet që ky mandat të shfrytëzohet në të mirë të Kosovës. Ne u shprehëm kundër shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhejeve të reja e po ashtu për formimin e një qeverie të re me shumicë të re parlamentare që do t’i kishte kapacitetet për t’u përballur me situatën aktuale që t’i amrrë përgjegjësitë e dialogut, rimëkëmbjen ekonomike, rikthimin dhe shëndoshjen e partneritetit me BE-në dhe SHBA-të, partneritet ky i domosdoshëm që ne të çojmë përpara procesin e dialogut dhe të anëtarësohemi në OKB e të njihemi nga 5 shtetet e BE-së që nuk na kanë njohur. Të jetë qeveri e përbërë nga figura të pastra që kanë kompetencë për ta drejtuar vendin dhe ta marrin përgjegjësinë, të luftojnë krimin e korrupsionin. Si LDK jemi shprehur edhe më parë të gatshëm të marrim këtë përgjegjësi, jo të jemi të etur për pushtet, por se konsiderojmë se jemi themeluar që t’i shërbejmë vendit”, tha Mustafa.

Marketing