Mustafa: Nuk e shqyrtojmë ofertën e VV-së, ose bëhet marrëveshje sipas parimeve tona ose nuk bëhet fare(video)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur para mediave lidhur me ofertën e fundit të partisë së tij karshi VV-së, si dhe letrën e kësaj të fundit të dërguar dje në drejtim të subjektit ku ai është kryetar.Para mediave ka thënë se ka prituar që VV do të reflektojë mbi kërkesat e LDK-së, që janë kryeparlamentari dhe presidenti, ndërkaq me zgjedhjen e këtij të fundit, posti i kryetarit të Kuvendit t’i kthehet VV-së.

Marketing

“Së pari dua të sqaroj se ne nuk dëshirojmë të bëjmë marrëveshje, nëse nuk është marrëveshje që dy palët të ndjehen të fuqishëm aq sa kanë marrë vota në zgjedhjet e parakohshme. Pa marrë parasysh që ne e cilësojmë këtë si ofertë e marrëveshjes, ato kanë qenë qëndrimet tona që ne kemi ofruar, dhe kemi pritë që VV do t’i mirëpret dhe të bëjmë marrëveshje që vendi të ketë zgjidhje nga zgjedhjet”, tha ai.

Ai bëri të ditur se LDK-ja nuk do ta trajtojë letrën e VV-së, ngase sipas tij partia që ai drejton i ka parimet e saja, dhe mbi to kërkon marrëveshje.

“Ne nuk kemi hy ta vlerësojmë atë që na ka shkruar VV –në. Në asnjë rast ne si LDK nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, shtim apo këmbim të tyre. Në këtë formë ne nuk e shtjellojmë një pozicionim të tillë të VV-së, por i trajtojmë qëndrimet tona. LDK mbetet pranë qëndrimit që ta ketë kryeparlamentarin, pesë minsitri ose presidentin ose nuk mbetemi fare”, tha Mustafa.

Ai tha se më nuk ka arsye që të ulen e të bisedojnë nga tri orë pa asnjë rezultat, dhe se takimi i rradhës në nivel kryetarësh duhet të jetë i fundit.

“Ne në të gjitha bisedat që kemi pasur, jemi munduar që të harmonizohemi dhe për atë ka pasur vonesa. Nuk shoh arsye që të ulemi të bisedojmë 3 orë e të dalim si memec para jush. Duam që në takimin e ardhshëm të arrihet marrëveshja, dhe të tregojmë në opinion se u morëm vesh ose nuk u morëm vesh. Takimi jonë i ardhshëm duhet të jetë takim i marrëveshjes, ose jo i marrëveshjes”, tha Mustafa.

Në këtë formë, Mustafa tha se do të bëjnë përpjekje që takimi i rradhës të jetë e fundit, nga ku ai bëri të ditur se këtë javë pritet vendimi i organeve të partisë së tij.

“Ne do të bëjmë përpjekje që takimi i radhës të jetë takim i fundit. Nuk shoh asnjë arsye të bisedojmë nga tri orë pa asnjë rezultat. Brenda kësaj jave epilogu mund të jetë i organeve tona, por pas asaj ne do të shohim se si do të reflektojë VV-ja. Në qoftë se oferta e VV-së është përfundimtare, atëherë edhe përgjigja jonë duhet të jetë përfundimtare”, tha ai.

LIVE: Isa Mustafa flet para gazetarëve

LIVE: Isa Mustafa flet për ofertën e kolacionit me VV-në

Publiée par lajmi.net sur Mercredi 15 janvier 2020

Marketing