Myftinia e Bashkësise Islame Strugë, e gatshme për të ndihmuar qytetarët e Komunës së Strugës

Sot në hapësirat e Komunës së Strugës u mbajt takim mes Myftinisë së Bashkësise Islame Strugë dhe shefit të kabinetit z.Dashmir Nasufi ku u diskutua mbi situatën e deritanishme shkaktuar nga COVID 19, masat që janë marrë dhe masat e tjera që mund të merren për të parandaluar raste të tjera të korona virusit.

Marketing

Myftinia e Bashkësisë Islame Strugë së pari përgëzoi Kryetarin e Komunës së Strugës dhe Këshillin Koordinues për punën e deritanishme lidhur me masat e mara për parandalimin e COVID 19, dhe u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar me Këshillin Koordinues me qëllim që të ndihmojnë qytetarët e Komunës së Strugës.

Mes tjerash, në takim të dy palët ranë dakord se duhet filluar me testim vullnetar me qëllim që çdo qytetar që ka paraqitje të simptomave të testohet në mënyrë që parandalohet rritja e numrit të rasteve me COVID 19.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës

Marketing