Myftinia e Shkupit uron besimtarët me rastin e muajit të Ramazanit

URIME MUAJI I BEKUAR I RAMAZANIT

Marketing

Në emrin tim dhe Myftinisë së BFI- Shkup uroj të gjithë besimtarët me rastin e muajit të Bekuar të Ramazanit.

Ramazani i sivjetshëm, do të jetë pak më ndryshe nga vitet e kaluara, shkaku i pandemisë me të cilën po përballemi, por jemi plotësisht të bindur se me angazhimin tonë e lejen e All-llahut do ta tejkalojmë së shpejti këtë sprovë.

Ky muaj i faljes, mëshirës dhe shpërblimeve të medha, na mundëson që ta dëshmojmë përkushtimin tonë për ngritje shpirtërore, devotshmëri dhe të reflektojmë dashurinë e sinqertë duke qëndruar afër më të dashurve tanë, familjes sonë.

Lus All-llahun e Madhërishëm që të i pranon agjërimin dhe lutjet tona, me shpresë që zemrat tona të jenë të denja për falje dhe mëshirë nga ana e Tij!

Dr.Qenan ef.Ismaili

Myfti i Myftinisë së BFI – Shkup