Ballina Sport “Na pret një finale e madhe”, Ten Hag: Nuk flas për të...

“Na pret një finale e madhe”, Ten Hag: Nuk flas për të ardhmen, mendoj vetëm pozitivisht!

Manchester United u rikthye te suksesi në kampionat me “Djajtë e Kuq” që mposhtën në shtëpi me rezultatin 3-2, Newcastle.

Marketing

Megjithatë, as tre pikët nuk mund të kthejnë buzëqeshjen në një ambient ku mbizotëron trishtimi me trajnerin Erik ten Hag që u pyet sërish për fatin e tij në sezonin e ardhshëm.

Holandezi preferoi të mos jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë duke theksuar se këtë temë do ta flasë vetëm pasi të mbyllë dy ndeshjet e fundit të sezonit, një në kampionat dhe finalen e Fa Cup ndaj Manchester City.

“Nuk mund t’i përgjigjem në këtë moment pyetjes për të ardhmen time, edhe sepse do të duhej shumë kohë për t’u shpjeguar. Nuk është momenti për të folur të ardhmen time, kemi edhe dy ndeshje ku njëra prej tyre është një finale e madhe. Dua të merrem vetëm me aspektet pozitive”, u shpreh Ten Hag. /Supersport

Exit mobile version