Ballina Aktuale Nadal tërhiqet ndërsa Xhokoviq rikthehet

Nadal tërhiqet ndërsa Xhokoviq rikthehet

Pak minuta para ndeshjes ndaj Fernando Verdasko, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur të mos dalë në fushë, duke u tërhequr nga turneu Masters i Parisit. Spanjolli, numri 1 në botë, ka vendosur të mos rrezikojë, pasi nuk ka rikuperuar ende 100% nga dëmtimi. Ai ka preferuar të mos luajë dhe të vijojë stërvitjen për të qenë gati për finalet e turneut ATP Championship, që luhen pas 10 ditësh në Londër. Kjo tërheqje i kushton shumë Nadal, pasi humbet kreun e renditjes botërore, aty ku nga dita e hënë do të ngjitet serbi Novak Djokovic. Ky i fundit është kualifikuar për në raundin e tretë të këtij turneu dhe praktikisht, pa djersitur shumë, rikthehet pas më shumë se dy vitesh si “numri 1” në botë.

Marketing
Marketing
Exit mobile version