Nakov: Prokurorët e PSP-së, duart e lidhura

Ekspertët thonë se Katica Janeva, si e dyshuar në rastin “Reket”, nuk ka të drejtë që nga paraburgimi të ju tregojë prokurorëve specialë se si të veprojnë me lëndët e PSP-së. Juristi Aleksandar Nakov në një deklaratë për Alsat thotë se funksioni i Janevës si kryeprokurore speciale ka pushuar që nga koha kur ajo është futur në paraburgim. Nakov shton se prokurorët special, i kanë duart e lidhura para lëndëve dhe hetimeve të mbetura, në mungesë të një kryeprokurori të Prokurorisë Speciale.

Marketing

Katica Janeva e cila tani gjendet në paraburgim është e pezulluar dhe nuk ka asnjë kompetencë për kryerjen e funksionit që i është dhënë, pra nuk e ushtron atë funksion sepse i është shqiptuar masa e paraburgimit dhe gjendet në Shutkë, por me këtë gjë, ndihmësit e saj i humbin të drejtat që i kanë pasur. Dmth për momentin PSP është në një situatë të jo të favorshme, megjithatë kështu parashikon ligji. Por askush nuk është i obliguar që urdhrin e saj ta merr parasysh apo ta zbatojë- tha Aleksandar Nakov, jurist.

Në bazë të Ligjit për prokurori publike, prokurori publik largohet nga ushtrimi i funksionit përderisa gjendet në paraburgim. E vetmja mënyrë që të vijojë hetimi i lëndëve të PSP-së është miratimi i ligjit të ri për prokurorinë publike, thonë një pjesë e juristëve.

Marketing