Namazat e teravisë, BFI do tu përmbahet rekomandimeve institucionale

Në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, ndërsa besimtarët e fesë islame I ndajnë vetëm pak javë nga fillimi I muajit të shenjtë të Ramazanit, ne Maqedoninë e Veriut, organizimi namazit të taravive do të varet nga rekomandimet institucionale.

Marketing

Kështu deklaroi sot në selinë e Muftinisë së Gostivarit, Reis ul Ulema Sulejman Rexhepi, I cili potencoi se për dallim nga vitet e kaluara, myslimanët këtë hërë muajin e shenjtë të Ramazanit e presin me një sprovë globale sic është pandemia Covid 19.

Ndryshe, kohë më parë Bashkësia Fetare Islame pezulloi të gjitha aktivitetet fetare që kryehen në grupe, si falja e pesë kohëve të namazit nëpër gjatë ditës si dhe namazin e xhumasë