Ballina Sport Napoli befasohet nga Spartak Moska, Lyoni triumfon ndaj Brondbyt

Napoli befasohet nga Spartak Moska, Lyoni triumfon ndaj Brondbyt

Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në Ligën e Evropës.

Marketing

Napoli ka pësuar humbje nga Spartaku i Moskës me rezultat 2-3.

Ekipi italian e nisi duelin shumë mirë dhe qysh në min e 1’ kaluan në epërsi me golin e Elif Elmas.

Megjithatë, gjërat për ta u vështirësuar pasi Mario Rui u ndëshkua me karton të kuq në min e 30’ dhe u detyruan të luajnë me një futbollistë më pak në vazhdim.

Në pjesën e dytë rusët shkëlyqen duke arritur fillimisht të barazojnë rezultatin në min e 61’ përmes Quincy Promes.

Spartaku vazhdoi me sulme dhe arriti të kalojë ne epërsi në min e 81’ përmes Mikhail Ignatov, kurse për 1-3 ishte Promes që shënoi në min e 90’ golin e tij të dytë personal në këtë ndeshje.

Krejt çka arriti të bëjë Napoli deri në fund ishte ngushtimi i epërsisë në 2-3 me golin e Victor Osimhen në min 90+4’.

Me këtë humbje Napoli renditet e treta në grupin C, ndërsa Spartak Moska ndodhet e dyta me tre pikë.

Në përballjet tjera Lyoni ka mposhtur Brondbyn 3-0, ndërsa Legia ka befasuar Leicesterin duke e mposhtur me rezultat 1-0.

Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 21:00 në Ligën e Evropës.

Exit mobile version