Napoli do ta paguajë 1.8 milionë euro, kjo ishte rroga e vogël e Rrahmanit te Drenica

Amir Rrahmani ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, duke depërtuar nga futbolli kosovar në majat e futbollit evropian.Napoli pagoi 14 milionë euro për të, ndërsa mbrojtësi prishtinas do të fitojë 1.8 milion euro në sezon në “San Paolo”.

Marketing

Mirëpo, a e dini sa e kishte pagën mujore te Drenica? Kureshtjen ua shuan ish-trajneri i tij, Tahir Lushtaku.

“Kur Amiri erdhi te Drenica, ai fillimisht kishte rrogë minimale. Në gjashtë muajt e parë, Amiri paguhej me 250 euro”, deklaroi Lushtaku për Gazetën Olle.

“Më pas në 12 muajt e fundit, paga e tij ka qenë diku rreth 400 ose 500 euro”, shtoi Lushtaku.

Si ish-trajner i Rrahmanit, Lushtaku u shpreh shumë i lumtur për karrierën e Amirit dhe hapat e mëdhenj në karrierë.

“Ai ka qenë gjithmonë i përkushtuar dhe jam shumë i lumtur që po e bën një karrierë të jashtëzakonshme”, ka thënë Lushtaku.

Rrahmani ishte pjesë e Drenicës për një vit e gjysmë. Ai më pas u transferua te Partizani, për të vazhduar te RNK Split, Dinamo Zagreb, Verona e tani Napoli.