Napoli konfirmon: Të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativë ndaj COVID-19

17:20 | 7 Maj 2021

Marketing

Napoli ka konfirmuar se të gjithë lojtarët e skuadrës kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19.

Frika ekzistonte në kampin napoletan se një përhapje e virusit tek futbollistët do të rrezikonte sezonin e tyre në ndeshjet më të rëndësishme, shkruan lajmi.net.

Nikola Maksimovic rezultoi pozitiv, ku dihet se kishte zhvilluar ndeshje javën e shkuar dhe kishte qenë prezent në dhomat e zhveshjes.

Por, Napoli ka konfirmuar se më e keqja ka kaluar, pasi të gjitha testimet e lojtarëve kanë rezultuar negativë.

“Të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativë ndaj testimeve të COVID-19 këtë mëngjes”, deklaroi Napoli në llogarinë e tyre në Twitter./Lajmi.net/

Marketing