Napoli vazhdon me fitore.
Ata mposhtën 2:1 skuadrën e Romës, shkruan lajmi.net.
Pjesa e parë në këtë takim ishte interesante, me Napolin që ishin më të mirë.
Ishte Victor Osimhen që në minutën e 17’ ndëshkoi Romën.
Sulmuesi në formë i Napoli realizoi dhe i dha epërsinë Napolit.
Roma gjithashtu kishin mundësitë e tyre, por nuk arritën të shënojnë në pjesën e çar.
Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Napolit.
Në 45 minutat e dytë ishte ekipi i Jose Mourinhos që arritën të barazojnë rezultatin.
Po rridhte minuta e 75’ kur Stefan El Sharawy shënoi për të çuar shifrat në 1:1.
Megjithatë Napoli arritën të rikthejnë epërsinë.
Në minutën e 86’ Giovanni Simone shënoi për rezultatin 2:1.
Me këtë barazim Napoli qëndron në vendin e parë me 53 pikë.
Roma në anën tjetër ngjiten në pozitën e gjashtë me 37 pikë.