Napoli është rikthyer te fitorja në Serie A, duke triumfuar në derbin e javës së 32-të, ndaj Juventusit.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti e fitoi këtë ndeshje si mysafire.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 0:1.
Golin e fitores për napolitanët e shënoi Giacomo Raspadori (90+3’).
Vlen të theksohet se “Zonja e Vjetër” ia doli të shënonte njëherë në minutën e 83-të përmes Angel Di Marias, por goli pastaj u anulua nga VAR-i për shkak të një faulli.
Napoli pas kësaj fitore ka 78 pikë dhe tani është edhe më afër që ta sigurojë edhe matematikisht titullin e kampionit.
Napoli tani ka 17 pikë më shumë se Lazio, që mban pozitën e dytë.
Juventusi është i treti me 59 pikë.