NASA gjen mostra interesante që faktojnë jetesën në Mars

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane, e njohur si NASA, i ka shtuar punët për zbulimin e jetesës në planetin Mars, shkroi ky institucion të martën.

Marketing

Roboti Rover Perseverance ka marrë me sukses pjesë të rëndësishme të dheut të Marsit, që do të përdoren për zbulime të mëtutjeshme.

“Dhjetë mostra, që kapin një shumëllojshmëri të mahnitshme të gjeologjisë marsiane, janë depozituar në sipërfaqen e Marsit dhe mund të kthehen në Tokë për analiza të thella në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Mostrat do të shërbejnë si pjesë rezervë për hulumtim, ndërsa pas përfundimit të këtij misioni, do të nisë aventura e quajtur “Delta Top”, ku NASA do të grumbullojë grerë në katerin “Jezero”.

Misioni për zbulimin e jetesës në Mars nisi vite më parë. Nëpërmjet robotit Perservance, NASA mblodhi shkëmbinj për t’i vendosur në mostrat bazë.