NASA shpejton daljen në hapësirë të ekuipazhit të përbërë vetëm nga gra

Një ekuipazh astronomësh i përbërë vetëm nga gra do të dalë jashtë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) këtë javë, deklaroi sot NASA.

Marketing

Astronautet, Christina Koch dhe Jessica Meir, do të guxojnë të dalin në hapësirë, për të zëvendësuar një kontrollues të energjisë që u prish gjatë fundjavës, njoftoi agjencia hapësinore amerikane.

Dalja në hapësirë, e para nga dy astronome femra, është planifikuar për të enjten ose të premten.
Njësia e prishur nuk ka ndikim në sigurinë e ekuipazhit, ose eksperimentet e vazhdueshme, por nuk lejon një bateri të re jonike litium, e instaluar në fillim të këtij muaji, të sigurojë energji shtesë, shkroi NASA në një postim.

Megjithëse bateritë jonike nuk janë ende plotësisht funksionale, furnizimi i përgjithshëm me energjisë i stacionit, që bëhet nga katër grupe baterish dhe panelesh diellore, mbetet i mjaftueshëm për të gjitha operacionet.
NASA planifikon një konferencë për të zbuluar dy modele të reja kostumesh astronautësh për misionet e planifikuara në Hënë. Kostumet e veshur nga astronautët që dalin në hapësirë janë 40-vjeçarë dhe po bëhen gjithnjë e më të vështirë për t’u rregulluar.