Nata e Kadrit, uron Basha: Zoti ua shpërbleftë sakrificat!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit.

Marketing

Basha uron që Zoti t’i pranojë lutjet dhe t’ua shpërblejë sakrificat besimtarëve, në këtë muaj të shenjtë.

“Teksa hyjmë në ditët e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Natën e Madhe të Kadrit, natën e zbritjes së Kuranit. Zoti i pranoftë lutjet tuaja dhe jua shpërbleftë saktificat. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha.

Marketing