Natalia Tasevska dhe Elvin Veli për prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të RMV-së

Këshilli i Prokurorëve Publikë ka zgjedhur Natalia Tasevska dhe Elvin Veli për prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Krahas tyre, janë paraqitur katër kandidatë tjerë, të cilët nuk janë zgjedhur, e bëhet fjalë për Valentina Stojanovska, Villma Ruskoska, Danica Moneva dhe Zllatko Bikovski.

Kandidatura e Islam Abazit është tërhequr pasi ai ndërkohë është zgjedhur për shef të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Marketing

Në seancën e sotme të 82-të, Këshilli debaton edhe për zgjedhje të prokurorëve në Prokurorinë Supreme Publike Shkup, PTHP NKOK, Prokurorinë Themelore Publike Gostivar, Prokurorinë Themelore Publike Kavadar dhe Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.