U rritëm me këngët e tyre, pamë filmat e tyre dhe mësuam të bëjmë televizion prej tyre. Shqipëria prej dekadash mbetet e ndarë mes tifozëve axurr dhe gjerman në futboll, por dyert e para të “parajsës sociale”, ekonomike apo shoqërore na i hapën pikërisht ata, italianët.
Nën shembullin italian tentuam të vishemi, të ushqehemi dhe të shfaqemi, por brenda tre dekadave, Italia dhe Shqipëria, janë shumë më pranë.
“Më kujtohet nata e parë që do të më duhej të flija në një hotel në qendër të Tiranës, vendosa karrigen prapa derës së dhomës. Sot i kujtoj këto gjëra dhe më vjen për të qeshur, por 12 vite më parë kur erdha në atë kohë e ndjeja se duhet të veproja ashtu që të isha më i qetë me veten”, tha De Biasi.
“Trajnerët apo rezultatet dalngadalë harrohen, ajo që mbetet janë raportet njerëzore. Unë këtu kam gjetur shumë miq, mbi të gjitha kam patur mbështetjen e shumë shqiptarëve, por jo vetëm këtu edhe ata që jetojnë në Itali kur më shohin më ndalojnë për ndonjë foto”, tha Reja, shkruan top channel.
Europian e 2024-s do ta hapim pikërisht përballë Italisë së atyre që ishin por edhe stafit aktual, ndërkohë që ndeshjet e fundit përballë axurrëve nuk kemi patur fatin të fitojmë.
“Do ta kemi herën tjetër, në qershor, gjithmonë ka një herë të parë”, tha Gianluca Stesina, doktori i ekipit Kombëtar.
“Do të këndoj vetëm himnin shqiptar…”, tha Alarico Rossi, videoanalisti i Kombëtares.