Ballina Lajme Shqipëri Nations League, Sanjol: Ndaj Shqipërisë të ruajmë përqendrimin

Nations League, Sanjol: Ndaj Shqipërisë të ruajmë përqendrimin

Trajneri i Gjeorgjisë Uili Sanjol ka folur para sfidës me Shqipërinë, duke kërkuar nga të tijët që të zbatojnë detyrat në fushë, pasi vetëm kështu mund të arrijnë suksesin.

Marketing

Pas humbjes me Ukrainën, ai shpreson që ekipi të reagojë ndaj Shqipërisë dhe të kthehet te ajo skuadër e cila mori pjesë me shumë sukses në EURO 2024.

“Ne kishim një start të keq të ndeshjes ndaj Ukrainës dhe kjo është një nga arsyet për dështimin. Shpresojmë që situata të përmirësohet në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Arsyeja pse nuk ftova Saba Lobzhanidze, është vetëm fakti i fazës përgatitore të lodhshme, por gjithashtu se ai e ka të vështirë të përshtatet me sistemin tim të lojës. Ne kishim disa probleme në krahun tonë të majtë ndaj Ukrainës dhe ishte e njëjta gjë në një pjesë të ndeshjes ndaj Çekisë. Unë besoj se kjo nuk është vetëm për fajin e Lokoshvilit, ai u përfshi mirë në sulme. Kiteishvili është i gatshëm për të luajtur ndaj Shqipërisë. Kë do të aktivizoj në vend të Koçorashvilit dhe si do të ndryshojë taktika? E kam marrë vendimin por do ta shihni nesër. Ne mund të fitonim ndeshjen ndaj Ukrainës dhe ndryshimet taktike nuk janë të rëndësishme sipas meje në këtë pikë. Gjëja kryesore është të nisin ndeshjen më mirë ndaj Shqipërisë dhe të zbatojmë detyrat. Ne jemi e njëjta skuadër që arritëm suksese në EURO 2024. Është e nevojshme që të ruajmë ato vlera, disiplinë dhe të vazhdojmë të lëvizim përpara”, tha trajneri i Gjeorgjisë para mediave.

Marketing
Exit mobile version