NATO “blindon” Ballkanin, Aleanca vendos forca shtesë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut

200 trupa nga Forcat e reja Aleate të Reagimit do të dislokohen në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut deri më datë n 16 tetor. Lajmin e konfirmoi Nato në pë rmjet një komunikate pë r mediat.

Marketing

“Personeli i dislokuar do të performojë aktivitete stërvitore për të mbajtur në nivel të lartë gatishmërinë dhe për të testuar aftësitë e tyre, dhe procedurat për dislokim të shpejtë të një force të madhe. Një pjesë e selisë së ARF-së do të integrohet përkohësisht në komandën dhe strukturat kontrolluese të misionit të KFOR-it dhe do të ketë për detyrë që të identifikojë kërkesat e mbështetjes logjistike, mbështetjen infrastrukturore dhe operacione për KFOR-in në rast të nevojës për një përforcim të pranisë së KFOR-it”, tha NATO.

Në Kosovë do të vendosen 50 trupa , ndë rsa 150 të tjera në Maqedoninë e Veriut.

“Një kontingjent ushtarak prej rreth 50 pjesëtarësh nga Ekipi Operacional i Ndërlidhjes dhe Zbulimit të ARF-së do të jetë në Kosovë, ndërsa një nyje komanduese përparimtare prej rreth 150 personash do të vendoset në Maqedoninë e Veriut”, bëri me dije Aleanca.

Aleanca veriatlantike theksoi se dislokimi i fundit, së bashku me ato të bë ra më herët gjatë këtij muaji në Kosovë të Forcave Strategjike Rezervë dërgojnë mesazh të qartë të vendosmërisë së fortë të NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe aftësinë dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur.

Sipas NATO-s, ARF është një forcë strategjike, e gatishmërisë së lartë dhe mund të ofrojë ndihmë në mbrojtje në skenare të ndryshme.Misioni i NATOS po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë.

Marketing