NATO dënon shkeljen e hapësirës ajrore rumune nga një dron rus

Zëvendësi i Sekretari të Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, ka dënuar shkeljen e hapësirës ajrore rumune nga një dron rus.

Marketing

“NATO dënon shkeljen ajrore të Rumanisë nga ana e një fluturakeje ruse. Derisa nuk kemi informacione për sulm të qëllimshëm nga Rusia kundër një vendi të NATO-s, këto janë veprime të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme”, shkruar në profilin e tij në platformën X, transmeton Telegrafi.

Sipas forcave ajrore ukrainase, rusët kishin kryer sulm në rajonin e Odesas, duke lansuar disa dronë – ku një prej tyre shkeli hapësirën ajrore rumune.

E ministri rumun i Mbrojtjes, ka konfirmuar se gjatë një sulmit të 8 shtatorit mbi Ukrainë, një dron rus ka shkelur hapësirën ajrore rumune.

Për të shmangur çfarëdo incidenti, rumunët ngritën në ajër dy aeroplanë luftarakë F-16 që monitoruan hapësirën e saj ajrore.

Marketing