NATO i jep përkrahje të fortë marrëveshjes Kosovë-Serbi, është koha për zbatim

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paraqiti Raportin Vjetor të angazhimit të aleancës për vitin 2022.

Marketing

Në paraqitjen që konsiderohet si më kryesoret për gjashtë mujorin e parë të një viti kalendarik, i pari i Aleancës-Veri Atlantike u deklarua edhe për raportet Kosovë-Serbi.

Dy vendet të shtunën e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, shtet ky anëtar i NATO-s, u pajtuan për plan-zbatimin e propozimit evropian për ujdi bazë.

“Unë e mirëpres marrëveshjen dhe gjëja e rëndësishme tani është zbatimi pra zbatim i shpejtë e i plotë i marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës. Natyrisht ne mbështesim fort dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. NE aleatët dhe NATO-s dhe vetë aleanca ofrojnë ndihmë politike dhe kemi qenë në kontakt të ngushtë me BE-në, e po ashtu me Prishtinën e Beogradin”, tha Stoltenberg, gjatë paraqitjes për media në Bruksel.

Diplomati norvegjez se la pa përmendur misionin paqeruajtës të aleancës Veri-Atlantike që e ka në Kosovë.

“Ne i mbështesim edhe angazhimet për të gjetur një zgjidhje paqësore nëpërmjet misionit tonë KFOR që ka afër 4 mijë trupa në Kosovë, që janë kyç për të lehtësuar e përkrahur një proces politik”, theksoi sekretari i përgjithshëm në NATO.

Ndryshe në raportin e prezantuar kryesisht bëhet fjalë për luftën që Rusia e nisi ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Marketing