NATO kërkon që të largohen 16 ton lëndë djegëse të rrezikshme nga Shkupi

NATO paralajmëroi autoritetet e Maqedonisë se në Komunën Gjorçe Petrov ka depo me 16 ton karburante për raketat për shpërndarjen e vranësirave e cila është dashur me kohë që të hiqet. Bëhet fjalë për mbetje radioaktive në Novo Sellë në objektin e “Makpetrol Temko”, njofton televizioni “Alsat-M”.

Marketing

Askush nuk e ka marrë ende për të shkatërruar këtë material të rrezikshëm. “Makpetrol Temko” thotë se ka marrëveshje vetëm për të ruajtur karburantin dhe jo për ta menaxhuar atë.

“Makpetrol është pronar i vendit, ndërsa mbeturinat janë në Republikën e Maqedonisë. Për të gjitha çështjet lidhur me gjërat që ruhen këtu, duhet të telefononi shërbimet e duhura të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,” thonë ata.

Zv. ministri i Mjedisit, Jani Makraduli thotë se shkatërrimi do të bëhet në lidhje me standardet mjedisore dhe në transparencë të plotë për opinionin.

“Është lëndë djegëse që nuk është më e nevojshme. Të gjitha metodat e shkatërrimit do të bëhen në bazë të standardeve mjedisore dhe me shpallje për opinionin”, theksoi Makraduli.

Marketing