Naumovski: Një hap drejt BE në kryesimin e ardhshëm gjashtëmujorë

Profesori universitar, ish zëvendës- kryeministër dhe ambasador në Shtetet e Bashkuara, Vasko Naumovski, në emisionin “360 gradë” të Alsat vlerëson se shanset për të kapërcyer pengesën për të filluar negociatat me BE, të vendosura nga Sofja zyrtare mund të zgjidhen vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgarinë fqinje.

Marketing

Sipas tij, në këtë kohë nuk vijnë sinjale nga fqinji ynë lindor që mund të interpretohet si një mundësi për ta kapërcyer bllokadën gjatë presidencës gjermane të Unionit.

Ditët apo javët e fundit, atë që e dëgjojmë nga përfaqësuesit zyrtar të qeverisë bullgare kemi një vrull të ndjenjave negative ndaj Maqedonisë, popullit maqedonas, që vijnë bashkë me nënçmime dhe ofendime. Mendoj që kjo nuk kontribuon në përmirësimin e mundësive për sukses. Bullgaria tashmë ka hyrë në fushatën zgjedhore. Kjo çështje, për fat të keq, tashmë është temë në politikën e përditshme. Unë mendoj se gjatë presidencës së gjashtë muajve të ardhshëm, shanset për të bërë një hap përpara do të ishin më të larta”, ka thënë Naumovski.