NBA, Golden State fiton në frymën e fundit, Cleveland humbet sërish

Golden State fluturon me dyshen Kevin Durant-Stephen Curry. Dy yjet e Warriors shkëlqyen në transfertën e Salt Lake City ndaj Utah Jazz me kampionët në fuqi që morën fitoren e dytë në po kaq takime.

Marketing

123-124 ishte rezultati i sfidës që u vendos në sekondat e fundit, me Golden State që përmbysi 5 pikë disavantazh, dhe falë një koshi të ishit të madh të sfidës suedezit Jerebko një sekondë nga rënia e sirenës mori fitoren.

Tjetër humbje për Cleveland Cavaliers që pa Lebron James nuk është më e njëjta skuadër dhe këtë herë u mposht nga Minnesotta Timberwolves 131-123 falë një super paraqitjeje të Jimmy Butler, autori i 33 pikëve.

Në sfidat e tjera spikat fitorja e Toronto Raptors 113-101 ndaj Boston Celtics dhe ajo e Los Angeles Clippers 108-92 ndaj Oklahoma City Thunder.

Marketing