Ndahet nga jeta ish-Papa Benedikti XVI

Ish-Papa Benedikti XVI ka vdekur në rezidencën e tij në Vatikan, në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të shëndetit të dobët.

Marketing

Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se 8 vjet. Në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në 1415.

Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Eçlesiae brenda mureve të Vatikanit. Pasardhësi i tij Papa Françesku tha se e kishte vizituar shpesh atje.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur në një deklaratë nga Vatikani: “Me dhimbje ju njoftoj se Papa Emeritus, Benedikti XVI, ndërroi jetë sot në orën 9:34 në Manastirin Mater Eçlesiae në Vatikan. Informacione të mëtejshme do të jepen sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Edhe pse ish-Papa ishte i sëmurë për disa kohë, Selia e Shenjtë tha se kishte një përkeqësim në gjendjen e tij për shkak të moshës.