Sot paradite ka ndërruar jetë ish luftëtari dhe pjestari i njësisë specijale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Shemsi Halimi me prejardhje nga Gllumova e Shkupit.
Ai njihej si një ndër luftëtarët më të spikatur në betejën e Koshares, i cili pas luftës ishte përcaktuar të vazhdonte jetën në Prishtinë, ku edhe krijoi familje, njofton derveni.info. Shema-siç e njohin shokët ishte një njeri modest, i cili arriti që edhe pas luftës ta ruajë autoritetin e tij tek shokët dhe komuniteti, pa e keqpërdorur veprimtarinë e tij dhe të luftës çlirimtare. Ai ishte besimtar i devotshëm dhe një familjarë për ta marrë shembull. Pas vetes la jetim një djalë të moshës së mitur.
Shemsedin Halimi në një nga betejat e UÇK-së u plagos dhe mbeti invalid i luftës.
Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit ka publikuar edhe ish Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Rustem Berisha.